Në sondazhin e Euronews Albania, janë gati 92% e shqiptarëve që mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion.
Vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka korrupsion. ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.
Nga ana tjetër 34.6% mendojnë se ka shumë korrupsion ndërsa 57.2% thonë se ka korrupsion total.
Pothuajse 91.8% e shqiptarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë korrupsion apo korrupsion total.
Ndonëse shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është i korruptuar, ata shohin si prioritet ekonominë (53,1%). Shqetësimi i dytë është papunësia me 49,2% ndërsa korrupsioni vjen i treti më 46,5%.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.
Edhe 83% e votuesve të PS mendojnë se shteti është shumë i korruptuar
Shqiptarët janë i një mendimi kur vjen puna tek korrupsioni, pasi shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është shumë i korruptuar.
Në sondazhin e Barometrit, 82.5% e socialistëve të pyetur thonë se në vend ka shumë korrupsion apo vendi është në korrupsion total.
Vetëm 15.7% e socialistëve janë të mendimit se në qeverisje ka pak korrupsion.
Ndërsa demokratët të pyetur se çfarë mendojnë për korrupsionin në qeverisje, 98% e tyre thonë se korrupsioni është dominant.
Nga ana tjetër janë 94.4% e të papërcaktuarve që mendojnë se shteti është shumë ose tërësisht i korruptuar.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.