Një nga portretet e piktorit Sandro Botticelli, u shit në ankand për më shumë se 92 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit Sotheby’s New York, të enjten.
Piktura e shekullit të 15-të, “Djali i ri me pikturë rrethore” u bë vepra më e shtrenjtë nga artistët e Rilindjes, që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe vepra më e vlefshme e shitur ndonjëherë në Sotheby’s, njoftoi shtëpia e ankandit.
Besohet se piktura është bërë në fund të viteve 1470 ose në fillim të viteve 1480.
Portreti i Botticelli-t u ble nga pronari i tij i mëparshëm në 1982 për vetëm 810 000 euro. Ajo paraqet një djalë të ri të paidentifikuar që mban një pikturë të vogël rrethore, ku shfaqet një portret fetar në miniaturë nga piktori sienez i shekullit të 14-të, Bartolomeo Bulgarini.