92 pacientë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 2851 testime që janë kryer në total.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë 24 në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.
Sa i përket viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, është vetëm aktori i njohur Guljelm Radoja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.