Histori 92-vjetori i Monarkisë

92-vjetori i Monarkisë

Nga Armand Plaka

Më poshtë po sjell disa pasazhe nga artikulli në origjinal i nxjerrë nga faqet e revistës së famshme të viteve ’30, “Minerva” (në rastin konkret e vitit 1934) , ku na serviret biografia e Mbretit Zog, 5 vite pasi ishte shpallur monarkia. Fotoja shoqëruese mban diçiturën:

MBRETI ZOG në 1918, me uniformë Koloneli t’Austrisë.

Bie në sy sidomos fakti se kjo CV mund të bëhej pjesë e ciklit të një botimi të famshëm ndërkombëtar të kohës, sikurse dhe momenti kur përpjekjet e tij për të shpallur pavarësi të njëanshme të Shqipërisë në kohën e pushtimit austro-hungarez gjatë LIB, kishin hasur në kundërshtimin e Vienës, e cila e kishte e dënuar  atë duke e mbajtur të syrgjynosur për disa kohë, edhe pse ai në fakt mbante gradën Kolonel i Ushtrisë së Kajzerit.

Sigurisht se në atë jetëshkrim (që sot rëndom mund të cilësohej si CV, apo Biografi) do të gjendeshin disa nga pikat më të rëndëishme të kontributeve të tij politike, por shihet gjithashtu edhe përpjekja për të rrëmuar fort e nxjerrë sa më shumë në pah origjinën e tij të hershme fisnike dhe kontributet e paraaradhësve të Ahmed Zogut.

NË PRAGUN E HISTORISË

NJË JETËSHKRIM I SHKURTËR I MBRETIT ZOG

Nj’a dy javë më parë kish ardhur këtu Z. F. A. Schusser përfaqësues i shoqërise që boton, vit për vit, jetëshkrimet e njerësve të çquar të vendeve të ndryshëm, e që quhet “Who’s Who in Central Europe”.

Përfaqësuesi në fjalë mori, mbi Mbretin Zog, notat që botojmë këtu poshtë e që mund të quhen një skicë e vogël e jetës së N. M. së Tij Mbretit Zog, jet e cila, pa dyshim, do t’a keté një ditë, mbase për së shpejti, përshkronjësin besnik dhe zbulonjës të saj…

Themeluesi i dinastisë së sotme është Zogu, i cili nga mbarimi i shekullit XV erdhi nga Shqipërija veriore dhe zuri vend në Mat. Mbas pakë vjetësh u-tregua i aftë të ngrerë popullsinë kundra sundimtarit lurk Gazi Bej që mbeti pastaj i vrarë gjatë kryengriljes dhe kështu Zogu u-bë sundimtari i Matit.

Vëndin e Zogut e zuri i biri i tij më i vogli, Abdulla Bej si Kryesuesi Trashëgimtar i asaj krahine.

I biri i Abdulla Beut ishte Ahmet Beu dhe i biri i këtij të fundit ishte Mahmud Pasha, që njëri pas tjetrit, patën rastin të jenë si trashëgimtarë të Matit.

Stērgjyshët e N. M. T. Zogut kanë pasur shume autoritet të math në Mat dhe si sundimtarë absolutë të asaj krahine me influencën e tyre, t’a mbajnë të lirë nga zgjedha robëronjëse e Turqisë si ngjante në viset e tjera, me gjithë që në shekullin e XV popullsija ka qenë e detyruar që të pranonte fenë myslimane.

Para mbarimit të Luftës Ballkanike, Zog I. u-thir ne Vlorë prej patriotit kombëtar Ismail Qemali dhe atje mori pjesë në proklamimin e independences shqiptare, si përfaqësuës i Matit. Më 1914 Zog I. mori pjesë dhe në Qeverinë e Princit Wied, si Komandant’ i Fuqive kombëtare kundra rebelave.

Në kohën kur ushtëritë e Fuqive Qendrore ishin duke hyrë në tokën shqipëtare, Zog I. mblodhi besnikēt e tij dhe me 27 Janar 1916 hyri në Durres, ngriti flamurin kombētar dhe vashdoi këtë veprë në Kavajë, Lesh, Fier dhe Berat. Mori aherë dhe nisiativën që të therriste në Elbasan një asamble konstituente. Mirëpo kjo nisiativë u-pengua nga ana e Austro-Hungarisë dhe kështu Zog I. u-muar syrgiyn në Vienë, ku ndenji gjer në mbarimin e Luftës së Madhe.

Në vitin 1923 u-ngarkua prej Këshillit të Naltë që të formonte një kabinet të ri dhe në kohën e vashdimit të Qeverisë po bëheshin zgjedhjet për një asamble konstituente. Mbas një kryengritje të brendëshme, dhe mbas suksesit të Zog I mbi fuqitë revolucionare, asamblea konstituente u-formua dhe e zgjodhi si Kryetar Republike më 31 Janar 1925. Zog I solli qetësi të plotë dhe stabilizoi një regjim të patundur që u-njoh nga gjithë bota e qytetëruar. Më 1 Shtator 1928 një asamble e re kushtetuëse e proklamoi Mberti I Shqipëtarëve, me titullin ZOG I.

Sovrani i ri, me kapacitetin si Presidenti i Republikës dhe më vonë si Mbret’ i Shqiptarëve, ka qenë i zoti të sjellë në vendin e tij shumë reforma me rëndësi…………