Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit.
Rastet e reja- Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.
Janë 1,747 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Viktimat- Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.
Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.