Zbardhen detaje nga plagosja e një personi në Durrës mbrëmjen e kësaj të hëne. Një grabitës ka hyrë për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit me iniciale R.T., por është pikasur nga ky i fundit, i cili tentoi ta ndalojë.
Pas kësaj, autori ka qëlluar në drejtim të zotit të shtëpisë, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pika kontrolli janë ngritur me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar në këtë ngjarje.