“Pas nëntë muajve, jo vetëm që do të qëndrojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbajmë shumicën në Senat, por do të marrim edhe Dhomën e Përfaqësuesve”, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump.
Ky mesazh, sipas presidentit, u referohet kandidatëve demokratë për garën për Shtëpinë e Bardhë.
“Ata janë partia e taksave, e korrupsionit, e kufijve të hapur dhe socializmit. Ne jemi partia e punëtorëve, e familjeve dhe e ëndrrës amerikane”, theksoi presidenti.