Aktualitet Hetim pasuror për Vladimir Gjutën/ I sekuestrohen mijëra euro dhe një mjet...

Hetim pasuror për Vladimir Gjutën/ I sekuestrohen mijëra euro dhe një mjet i blinduar

Policia e Tiranës ka nisur një hetim pasuror për Vladimir Gjutën. Hetimi nisi pas kapjes të hënën në selinë e Partisë Socialiste me armë me vete dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Pas arrestimit, efektivët kanë kontrolluar edhe banesën e Gjutës, ku u sekuestruan 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të rinj.

Po ashtu, 40-vjeçarit iu sekuestrua edhe një mjet i blinduar tip “Audi A8” me të cilin qarkullonte.

Vladimir Gjuta akuzohet për veprat penale  “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjuta u shoqërua të hënën në polici pas vetëm 5 ditësh që kishte fituar lirinë. Ai u kap pranë selisë rozë me një armë tip “Pistoletë” gati për të qëlluar dhe me 120 mijë euro me vete.

Vladimir Gjuta ka sqaruar se armën e mbante me vete sepse do të kthente shumën nga euro në lekë. Ai u ndalua me 4 janar për goditjen e kushëririt të tij me çekiç në 19 dhjetor 2019.