Aktualitet Zv.ambasadori i OSBE-së: Si po “vriten” lumenjtë e Shqipërisë

Zv.ambasadori i OSBE-së: Si po “vriten” lumenjtë e Shqipërisë

Zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, e vuri theksin te prerja e paligjshme e pyjeve dhe shkatërrimi i lumenjve në fjalën e mbajtur sot paradite në Konferencën e V shkencore për krimet kundër mjedisit. Wilton tha se kjo është vetëm një pjesë e panoramës së madhe të dëmit që po i shkaktohet mjedisit në Shqipëri.

“Në malet e Shqipërisë, një metër kub dru është 30 euro. Në treg kushton 60 euro. Ku ka përfitim, ka krim nëse nuk ka sundim të ligjit. Përmes prerjes së paligjshme të pyjeve, shqiptarëve po u hiqet ajri i pastër dhe toka e qëndrueshme. Ajo është vetëm një pjesë e vogël e një panorame më të madhe e të shëmtuar”, tha ai.

Wilton u ndal ndotja e lumenjve me mbetje industriale dhe dëmtimi i tyre për qëllime përfitime.

“Ndotja e lumenjve, landfillet janë të dëmshme për mjedisin. Janë krime të sofistikuara nga kriminelë të sofistikuar, por nuk janë mistere. Kushdo që sheh një lumë në Shqipëri, e kupton krimin mjedisor. Kushdo që shqetësohet për shkatërrimin e Vjosës, një thesar i Shqipërisë dhe Europës, që kërcënohet nga ndërtimi i pakontrolluar dhe i panevojshëm i HEC-eve e ka kuptuar se çfarë është krimi mjedisor. Cilido shqetësohet për degradimin e luginës së Valbonës përmes vendimeve të ligjshme e ka kuptuar krimin mjedisor. Dhe këta zëra duhen dëgjuar”, tha ai.