Politika Basha: KÇK është qeveria, kryeministri dhe veglat e tij në pushtet

Basha: KÇK është qeveria, kryeministri dhe veglat e tij në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim në selinë e PD, ambasadorin e BE, Luigi Soreca, me të cilin bisedoi për krizën politike, integrimin europian dhe reformën zgjedhore.

Pas përfundimit të takimit, kreu i demokratëve tha se beteja e opozitës është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt. Sipas tij, kriza në të cilën është sot vendi është shkaktuar pikërisht nga mentaliteti KÇK që është mbizotëron në qeveri.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin me votë institucionet dhe qeverinë tyre që iu shërben dhe iu ofron mundësi punësimi dhe ekonomike që ta ndërtojnë jetën këtu. Gjithçka që po shohim në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK. KÇK është qeveria, kryeministri dhe veglat e tij në pushtet”, u shpreh Basha.

Më tej, Lulzim Basha u shpreh se opozitë do bën çdo përpjekje që reforma zgjedhore të mbyllet më 15 mars, por jo çdo gjë varet në dorën e saj.