Gruaja e cila është aksidentuar nga Ilda Bejleri ka reaguar sërish për ngjarjen e djeshme.
64-vjeçarja shprehet se nuk mban mend shumë nga ajo që ndodhi, por në momentin kur po kalonte rrugën u përplas nga makina.
Më tej gruaja ka shtuar për ‘BallkanWeb” se moderatorja ka ulur xhamin e makinës dhe pa zbritur fare i ka thënë: “Pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës?”
Më pas sipas të aksidentuarës ajo iku duke i dhënë gaz makinës.
“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pashë kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës…”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës”, tregon 64-vjecarja.
Gruaja mban mend, se e ndihmoi një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan shtatzënë.
“Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj”, vijoi më tej gruaja.