Kosova 12 vjetori i Pavarësisë/ Trump, letër Thaçit: Normalizoni marrëdhëniet me Serbinë

12 vjetori i Pavarësisë/ Trump, letër Thaçit: Normalizoni marrëdhëniet me Serbinë

Presidenti amerikan, Donald Trump uron Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë. Në një letër dërguar homologut, Hashim Thaçi, kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson lidhjen e fortë mes Uashingtonit dhe Prishtinës ndërsa përgëzon autoritetet për zgjedhjet demokratike të muajit tetor.

“Ju urojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, shkruan Trump në telegramin e tij.

Duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është e shndritshme, presidenti amerikan shpreh mbështetjen e tij për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.