Bota Koronavirusi/ SHBA-ja e shqetësuar për të dhënat që vijnë nga Kina

Koronavirusi/ SHBA-ja e shqetësuar për të dhënat që vijnë nga Kina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këmbëngulin për bashkëpunim dhe transparencë për sa i përket problemit të përhapjes së koronavirusit.

Ministri i amerikan i Shëndetësisë, Aleks Azar, tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje duke thënë se duhet treguar shumë kujdes në vlerësimin e të dhënave dhe fakteve që vijnë nga Kina lidhur me koronavirusin, sepse “disa prej tyre mund të varen nga kaosi i një sistemi shëndetësor në krizë”.

Ministri amerikan përveç bashkëpunimit dhe transparencës ka kërkuar që shkencëtarët amerikanë dhe Organizata Botërore e Shëndetit të lejohen të hyjnë në vend.