Nëse besoni në astrologji, e keni bërë të paktën një herë në jetë pyetjen “Mos është Mërkuri në prapravijë?”. Çdo planet hyn në prapavijë me kalimin e kohës, por cikli i Mërkurit është më i shpeshtë dhe më i njohur. Mërkuri, sunduesi i komunikimit, udhëtimit, teknologjisë dhe mendimeve intelektuale, shfaqet në qiell duke lëvizur në kahun e kundërt; orbiton rreth Diellit më shpejt se Toka dhe kjo krijon iluzionin e njohur si prapavijë. Me pak fjalë, është si të notosh kundër rrymës.
Pra, Mërkuri në prapavijë nuk është kurrë një lajm i mirë, megjithatë gjatë kësaj periudhe, 16 shkurt deri më 9 mars, disa shenja do të jenë me fat. Tre shenjat fatlume janë:
Gaforrja
Keni humbur kohë duke u marrë me gjëra pa rëndësi? Sa ka ndikuar sjellja aspak pozitive te lumturia juaj? Keni patur pak tendencën të rrezikoni? Epo tani është koha kur do t’i përballoni të gjitha në mënyrën më të mirë të mundshme. Duket se së fundmi nuk po e shijonit jetën në maksimum. Tani do të rrethoheni nga mundësitë e shumta.
Akrepi
Është koha për të rikthyer atë shkëndijën krijuese që ju karakterizon. Nëse jeni ndjerë të papërfillur ose të mërzitur me gjithë çfarë po bëni, është koha të gjallëroni jetën. Mund të risillni në vëmendje disa projekte të së kaluarës. E gjithë kjo periudhë do t’ju bëjë të kuptoni se kush jeni në të vërtetë.
Peshqit
Duke qenë se prapavija zhvillohet këtë herë gjatë shenjës suaj, do të ketë shumë efekt te ju. Mërkuri është në shtëpinë tuaj të parë për kujdesin ndaj vetes, ndaj do të jetë një periudhë e artë për t’u marrë me veten. Duket se është periudha e duhur për të patur besim te vetja. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të kujtoni se çfarë ju bën të veçantë. Jo të gjithë janë si ju. Ka ardhur koha ta mbani mend këtë.