Një burrë nga Kentucky la amanet para vdekjes që gruaja e tij të merrte lule çdo Shën Valentin, kjo ka zgjatur tetë vjet, raporton CNN.
Gruaja e Rich Cox ka marrë tetë vite me radhë një tufë lulesh për ditëlindjen e saj dhe ditën e Shën Valentinit.
Kur Tracey u përball me këtë surprizë një vit pasi Rich vdiq, ajo u trondit nga akti i burrit të saj.
“Ishte shumë emocionuese”, i tha ajo CNN.
“Unë isha e trishtuar, por edhe e lumtur në të njëjtën kohë sepse e di se ai do të jetë gjithmonë me mua”, shtoi ajo.
Lulet që prej vitit 2013 vazhdojnë t’i mbërrijnë çdo vit.
“Edhe pse nuk më sheh Tracey, unë jam gjithmonë me ty. Unë të dua!”, janë fjalët dedikuese “nga varri”.
Çifti jetoi bashkë për 26 vjet dhe burri humbi betejën me kancerin e fytit në moshën 53-vjeçare.