Extra Të pavërtetat brenda filmave porno

Të pavërtetat brenda filmave porno

Seksi nuk është gjithmonë siç duket në filmat porno, për të mos thënë që nuk është kurrë i njëjtë me to.

Pa gjysmë ore asnjë nuk lëviz nga krevati

Po “për një të shpejtë” nuk kanë dëgjuar këta nëpër filma? Ç’ne, se në jetën e përditshme na ndodh shpesh. Herë të tjera mund të vazhdojmë dhe për orë të tëra. Për sa kohë që dëshirat tona plotësohen dhe kënaqemi, kush ka nevojë për një kronometër?

Janë të depiluar në mënyrë perfekte sa herë zbërthejnë pantallonat, heqin të brendshmet

Përveçse po të kesh një specialist depilimi me vete gjithë kohës, nuk je kaq e lëmuar gjatë gjithë kohës. Përveç kësaj, jemi të sigurt se disa qime pubike më shumë nuk ju pengojnë të bëni qejf.

Lëkura e partnerit/es është gjithnjë e lëmuar dhe e butë

Depilimi i trupit të meshkujve ndoshta është e nevojshme në filmat porno, por nuk është gjithnjë normale në jetën reale.

Reagimet në krevat meritojnë çmimin “Oscar”

Kur diçka të pëlqen dhe ndihesh mirë, patjetër që ia bën të ditur dhe partnerit. Por kjo s’do të thotë të bërtasësh aq shumë sa të dëgjojnë dhe komshinjtë. Gratë kanë tendencën të shohin gjëra në porno që duhet t’i imitojnë edhe me mimika, “si entuziazmi i ekzagjeruar në vend të reagimit të natyrshëm.” Mos e teproni, sepse partneri e kupton.

Nuk ka kurrë seks gjatë menstruacioneve

Në botën e pornos seksi gjatë ciklit menstrual nuk është fare në axhendë. Por, sipas një studimi të fundit nga MensHealth.com, në një sondazh, më shumë se tre e katërta e meshkujve thanë se do ta bënin. Nëse ti e pranon, atëherë pse jo?

Të bësh seks në mes të ditës, në zyrë është diçka totalisht normale

Në çfarë ndërtesash të izoluara për zhurmën, punojnë këta njerëz? Seks në restorant, park, palestër etj. Mund të jetë ndonjë rast i veçantë prej jush që edhe e ka provuar por është qesharake se sa e zakonshme bëhet kjo gjë nëpër filma. Seksi jashtë dhomës nuk është gjithnjë kaq eksitues duke qenë se në jetën e përditshme mund edhe të arrestohesh për këtë gjë.

Djemtë e pa bërë synet janë një gjë e të kaluarës

Ndoshta nuk e shikoni në ekran, por ka shumë djem që nuk bëhen synet dhe kjo sigurisht që është një zgjedhje personale dhe shumë normale.

Çdo djalë dëshiron: një treshe/të luajë me role/të jetë dominues etj.

Njësoj si dhe ju që nuk jeni pro çdo gjëje që shikoni online, edhe partneri juaj nuk është.

Të dy doni seks gjatë gjithë kohës, wow ç’rastësi!

Ka një numër arsyesh se pse nuk jeni në humorin e duhur. Shumë meshkuj kanë probleme me ereksionin dhe madje edhe djem nën moshën 40-vjeçare. Kështu që mos u shqetëso nëse dikush nga ju nuk është gati 24 orë në 7 ditë.