Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuri Kaloshi ishte duke udhëtuar me një motoçikletë tip “Kawassaki Zx-14” kur u përplas nga një kamion që mbledh mbeturinat.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të rënda. Funerali për të ndjerin është planifikuar për t’u mbajtur këtë të mërkurë.
Pak kohë më parë, Kaloshi kishte humbur edhe nënën e tij.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e dha edhe djali i tij, Kevin Kaloshi. Përmes një statusi në Facebook, ai shkruante:
“Për çdo person që lexon këtë. Më dhemb zemra të lajmëroj se dje, 17 Shkurt 2020, babai im, Nuri Kaloshi u përshi në një aksident të tmerrshëm me motoçikletë. Ishte fatkeq pasi humbi jetën për shkak të kësaj. Babai im do të kujtohet gjithmonë. Të dua shumë Babi dhe e di se po na shikon si engjëll që je. Prehu në paqe babi dhe prehu në paqe sëbashku me Nanën”.