Politika Rama: I gatshëm në çdo kohë për marrëveshje me Bashën

Rama: I gatshëm në çdo kohë për marrëveshje me Bashën

Kryeministri Rama tha se ai ishte i gatshëm që të takohej në çdo kohë me kreun e opozitës Lulzim Basha.

I ftuar mbrëmë në Real Story për të folur rreth shifrës prej më shumë se 1 miliard euro që u siguruan për Shqipërinë nga donatorët, ai pati dhe komente periferike politike i shtyrë nga gazetarët në studio, ku, ndërsa zbërthente se ç’përfaqësonin negociata, tha se “çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin ku më duhet vetëm pak orë që të bind atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte”, tha Rama, për t’u pasuar nga deklarimet: “Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… “.

Ndërkohë, në pikën ku menjëherë opozita nisi ta godasë në lidhje me fondin prej më shumë se 1 miliard të siguruar për Rindërtimin, atë të menaxhimit, Rama tha se ka qenë ai i cili u ka kërkuar amerikanëve që të monitorojnë procesin. “‘Akademinë e Transparencës’ e kam kërkuar unë kur isha atje dhe jo SHBA. Isha unë që thashë atje se dua një ‘akademi transparence’ që fillon me një pilot për rindërtimin, dhe më pas do të kontrollojë gjithë procedurat”, theksoi Rama.