Një lloj i rrallë breshke e njohur si “fluturuesja” ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në detin Jon pranë brigjeve të Vlorës.
Specie të tilla shfaqen në ujërat shqiptare, sipas peshkatarëve një herë në 5 vjet.
Specialisti pranë zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakoj tregon për këto specie që vizitojnë ujërat tona.
“Është breshkë shumë e rrallë që ndodhet në Detin e Mesdheut. Habitatin kryesor e ka në oqeane, në brigjet e Kosta Rikës apo Amerikës”, u shpreh ai.
Specialistët thonë breshka “fluturuese” mbi zhguall ka pasur parazitë të detit të cilët kanë bërë të humbasë drejtimin dhe të dalë në ujërat tona dhe më pas në cekëtinë.
Pasi e kanë mjekuar, breshka është lënë e lirë.