Mirosllav Lajçak është propozuar zyrtarisht si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Burime diplomatike në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon.
Por në Serbi duket se Lajçak shihet si zgjedhja e gabuar.
Toby Vogel dhe Bodo Weber, në një analizë të përbashkët për EU Observer, thonë se Lajçak është zgjedhja e gabuar për të dërguarin e BE për Dialogun Beograd-Prishtinë.
Bashkëpunëtorët e vjetër të Këshillit për Politikën e Demokratizmit në Berlin dhe Bruksel, thonë se arsyeja kryesore është fakti që Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë.
Weber dhe Vogel në një artikull të titulluar “Pse Mirosllav Lajçak është zgjedhja e gabuar për të dërguarin e BE?”, vlerësojnë se në pamje të parë, Lajçák mund të duket se ka kualifikimet e duhura për detyrën e re, pasi ai flet serbisht dhe ka shërbyer dy herë në Ballkan: së pari, si i dërguari i BE për të mbikëqyrur referendumin e Malit të Zi për pavarësinë nga bashkimi shtetëror me Serbinë, në 2006, dhe më pas si përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, në 2007-09, duke shërbyer njëkohësisht si përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtare. Pra, ai e di se si të “lundrojë” në burokracinë e Brukselit.
Për Weber dhe Vogel, fakti që Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ku përfshihet dhe Spanja, ish-ministri i Jashtëm i të cilës, Josep Borrell, u bë shefi i politikës së jashtme të BE-së në dhjetor.
Në këtë mënyrë, dy diplomatët e lartë të BE-së që merren me Kosovën do të vijnë nga pakica e vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën – dhe mbikëqyrin bisedimet, pika fundore e të cilave duhet të jetë njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Ata vlerësojnë se kjo do të dërgonte një sinjal të fortë se BE po mban anë.
Kjo do të përkrahte presidentin Vuçiç, përpara zgjedhjeve të parakohshme në prill, të cilin ata e konsiderojnë si ‘president gjithnjë e më autoritar’.
Si arsye e dytë, ata pretendojnë se është fakti që Lajçak ka “një histori dështimi politik në Ballkan”.
Si përfaqësuesi special i BE-së (dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare) në Bosje-Hercegovinë, ai u përfshi në një konfrontim serioz politik me të fortin serb të Bosnjës Milorad Dodik.
Ata pretendojnë se me “demonstrimin e llogaritjeve të pasakta dhe aftësive të kufizuara politike, konflikti përfundoi në tërheqjen poshtëruese të Lajçak”, dhe ai fitoi reputacionin e “të qenit i dobët përballë Dodik dhe të me paragjykime pro-serbe”.
Si arsyeja të tretë kundër emërimit të tij, Vogel dhe Weber përmendin se ‘Lajçák ka rekorde si njeri që vendos ambiciet personale dhe profesionale mbi misionin’.
“Ai braktisi papritur postin e tij në Sarajevë pas një viti e gjysmë në punë – duke sqaruar se nuk mund të refuzonte një ofertë të bërë nga Robert Fico, atëherë kryeministri i Sllovakisë, për të kryesuar diplomacinë e vendit të tij – vetëm për të ulur pasardhësin e tij në Sarajevë në vitet pasuese”, thonë ata.
Vogel dhe Weber shtojnë, duke iu referuar burimeve anonime, se “vetë Lajçák kërkoi një axhendë shumë më të gjerë sesa vetëm negociatat Kosovë-Serbi, pavarësisht se e dinte shumë mirë se kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë”.
Si argument të fundit, ata vërejnë se Lajçak e mbajti postin pasi kryeministri Sllovak Fico u detyrua të jepte dorëheqjen nga vrasja e gazetarit hetues Jan Kuciak.
“Në një rajon që lufton me sulme ndaj mediave nga zyrtarë të fuqishëm, veçanërisht në Serbi, emërimi i Lajčák do të dërgonte saktësisht mesazhin e gabuar, duke siguruar një ilustrim tjetër të asaj që qytetarët e Ballkanit e shohin si një model të ‘dështimit’ të zyrtarëve të BE-së”, përfundojnë ata.
Vogel dhe Weber gjithashtu konsiderojnë se emërimi i Lajçakut si i Dërguar Special gjithashtu pengon seriozisht rigjallërimin e BE-së të njoftuar së fundmi në politikën e tij të zgjerimit.
“Kështu, vendet anëtare të BE-së duhet ta parandalojnë këtë emërim”, përfunduan ata së bashku.
Ata sugjerojnë që i dërguari i ardhshëm para së gjithash duhet të vijë nga një vend që njeh Kosovën.