Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku motër e vëlla u vranë në oborrin e banesës së tyre rreth orës 20:40.
Viktimat janë identifikuar si Vledison Filopati 34 vjeç dhe Esmeralda Filopati 36 vjeç.
Sipas informacioneve, motër e vëlla janë qëlluar me armë në oborrin e banesës së tyre.
Policia thotë se autori i dyshuar është Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti i të ndjerës Esmeralda Filopati. Ai qëlloi me armë ndaj ish-gruas së tij dhe ish-kunatit. Më pas u arratis me shpejtësi nga vendngjarja.
Mësohet se Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kanë 3 fëmijë së bashku.
Krimi ka ndodhur në fshatin Zejmen. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor. Gjithashtu, janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.