Maria Rita Gismondo, 66 vjeçe është drejtoresha e Laboratorit të Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë, dhe Diagnistikimit bio-urgjent e cila ka punuar me netë të tëra për dy javë rresht për koronavirusin.
Ajo thotë se ka një bombardim me lajme që nxisin frikën, se njerëzve po u bëhet lavazh kolektiv truri, kur në fakt situata nuk është alarmante.
Këshilla e saj është të lajmë duart, ndërsa vetë nuk vendos maskë vetëm në rastet kur është në laborator dhe ekzaminon mostrat.
Ajo ka dhënë një intervistë për La Repubblica:
Guvernatori i Fontanas tha se është kjo është pak më shumë sesa një infeksion normal gripal
Gismondo: Shumë mirë, kjo do të thotë se më në fund po më dëgjojnë.
Çfarë duhet të bëjmë?
Gismondo: Të presim. Asnjë alarmizëm, vëmendje dhe shumë punë nga ana jonë. Shpjegimi për njerëzit ndaj situatës, informimi dhe këshillat, them sinqerisht që këto gjëra mund të ndryshojnë për mirë ose për keq. Ne duhet ti themi gjërat e vërteta me objektivitet. Ka një bombardim me lajme që të ngjallin frikë. Po bëhet lavazh truri ndaj njerëzve. Duket sikur jemi në luftë, kur në fakt nuk jemi.
Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë. Si do e shpjegonit ju virusin për një familje? Keni ju familje? Apo qëndroni gjithmonë këtu?
Gismondo: Këtë javë shkova për të fjetur në shtëpi, fjeta dy tre orë. Familja ime përbehet nga dy vajza dhe një mbesë 9 vjeçe. Kam dhe një qen që quhen nala.
Çfarë i thua mbesës përshembull?
Gismondo: Ajo më pa në televizor dhe kishte thënë: Gjyshja ka koronavirus. Por vajza ime i shpjegoi se unë merrem pikërisht me këtë gjë. Më pas kishte pyetur. A me infekton mua ajo?
Si u përgjigje ti?
Unë sigurisht u përgjigja që jo. Shiko, fëmijët kanë nevojë për shpjegime. Nuk duhet tu thoni asgjë që nuk po ndodh realisht. Nëse pyesin për përhapje koronavirusi, duhet të thoni po. Dhe tu shpjegoni që ka një virus që mund të transmetohet nga një person tek tjetri. Dhe nëse ka kollë ethe dhe temperaturë, duhet të qëndrojë në shtëpi. Është qetësuese kështu.
A janë të nevojshme maskat?
Gismondo: Jo.
Edhe të rriturit kanë nevojë për një shpjegim
Gismondo: Kushdo që interesohet për shëndetin, duhet të marrë një shpjegim. Të gjithë nënat dhe baballarët të qetësohen. Mos krijoni panik kur dëgjoni sirena ambulancash, apo video me qytete që duken të shkreta. Masat e marra mund të duken si ekzagjerim, nga këndvështrimi shkencor. Por njerëzve duhet t’u jepet përgjigje. Pastaj, çështjet e shëndetit shfrytëzohen edhe në nivelin politik. Dhe këtu unë ndalem sepse më duket e papranueshme.
Sa njerëz punojnë në laborator?
Gismondo: Gjashtë mjekë, por tani jemi tetë, plus 15 teknikë. Ne punojmë 24 orë, jemi këtu, nuk e mbyllim laboratorin, as natën.
Si filloi e gjitha kjo?
Gismondo: 15 ditë më parë erdhën disa kërkesa për analiza, më pas erdhën me qindra mostra.
Sa do të zgjasë ky virus?
Gismondo: Unë nuk mendoj se mund të flasim më për koronavirus javët e ardhshme. Meqë ra fjala, s’më pëlqejnë viruset, preferoj të merrem me bakteret. Por kur e gjitha kjo të mbarojë, do blej një varëse floriri me formën e një koronavirusi. Dhe do e vendos në qafë. Do jetë trofeu im. Dhe mos harroni….
Thuaje:
Gismondo: Mos harroni të lani duart.