Përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë janë pasqyruar edhe në prestigjiozen amerikane “Washington Post”.
“Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin amerikan”, është titulli i WP, duke e quajtur tensionin e krijuar një ditë më parë si një konfrontim të ashpër flakë për flakë.
Lu tha një ditë më parë se gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë nga vendet anëtare të BE-së do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për të monitoruar procesin e reformës dhe emërimet për institucionet e vettingut.
‘Organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive. Por partitë opozitare dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj. BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit për në BE në vitin 2014.”, thuhet në shkrimin e amerikanes “Washington Post”.