Policia e Vallejo-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se ka gjetur vrasësin e një gruaje pas 47 vjetësh. Autori u gjet përmes ADN-së. Sipas autoriteteve, ai është Robert Dale Edwards. Kur ndodhi ngjarja në vitin 1973 ai ishte 22 vjeç, ndërsa viktima, Naomi Sanders ishte 56.
Ajo u përdhunua dhe u mbyt në apartamentin ku jetonte. Policia tha se Edwards u identifikua përmes ADN-së nga skena e krimit. ADN-ja u përftua nga disa analiza në vitin 2014 tek rrobat që Sanders mbante veshur ditën e vrasjes. ADN-ja u konfirmua nga djali i Edwards.
“Një çështje që zgjaste prej 46 vjetësh mori përfundimisht përgjigje”, tha policia në një deklaratë.
Autori i ngjarjes ka vdekur në vitin 1993 nga një mbidozë. Ai kishte precedentë të theksuar kriminale përfshirë dhunë në familje, vjedhje, tentativë vrasjeje dhe sulm.