Schalke 04 nuk do të lejojë fyerje dhe akuza ndaj pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp. Klubi i Gelsenkirshenit ka publikuar një njoftim ku sqaron se nëse fansat e saj do të ekspozojnë akuza ndaj pronarit të klubit gjerman gjatë ndeshjes me Bayern Munich, futbollistët do të tërhiqen në dhomat e zhveshjes.
“Nuk ka hapësirë për fyerje raciste dhe toleranca do të jetë zero! Nuk e pranojmë dhunën”, shkruan Schalke.
Jo vetëm kaq, por Schalke ka vendosur dhe që do të përjashtohen nga stadiumet ata persona që do të ekspozojnë këtë formë racizmi dhe dhune. Nëse do të ndodhë diçka e ngjashme me Hoffenheim-Bayern edhe në ndeshjen Schalke-Bayern në “Veltins Arena”, të martën, për DFB Cup, pra Kupa e Gjermanisë, skuadra do të largohet nga fusha. Një veprim ky që do të përsëritet edhe në ndeshje të tjera nga tani e tutje.