Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një drekë pune me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ky takim i tyre vjen pak orë para manifestimit të paralajmëruar të Presidentit Ilir Meta në bulevard.
E pyetur nga Top Channel, ambasadorja Amerikane tha “no comment për manifestimin presidencial”.
“Folëm për shumë gjëra me zotin Basha”, tha ajo.
Pyetur se çfarë bisedoi konkretisht me Bashën ajo tha: “Shumë gjëra, por mbeten mes ne të dy”.