Në një deklaratë nga selia rozë, kryeministri Edi Rama ka shpërfillur paralajmërimin e bërë në manifestim nga Presidenti Ilir Meta për shpërndarjen e Parlamentit.
Rama u shpreh me ironi se Ilir Meta mund të firmosë edhe një dekret që i shpallë luftë SHBA, por Kuvendi nuk do ta njohë.
“Presidenti që President sot s’ka asgjë, del dhe shpërthen para jush si një minë e programuar pikërisht për të bërë atë gjë, atë ditë.
Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhej ta gëzonte, por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë, kjo është në fakt për të qarë pavarësisht që unë qesh, sepse për mua është e pritur dhe jo befasuese.
Presidenti nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që sot ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund të firmosë dhe një dekret për t’i shpallur luftë SHBA, por parlamenti nuk do ta njohë”, tha Rama.