Politika “Kur i thashë që do shkojë në Krujë si deputete, më pa...

“Kur i thashë që do shkojë në Krujë si deputete, më pa sikur po e çoja në internim”

Kryeministri Edi Rama tregoi një detaj nga kërkesa e tij për Eglantina Gjermenin, në kohën kur i kishte kërkuar të shkonte deputete në Krujë.

Duke vënë theksin e mungesës së grave në këtë qark, sipas kreut të qeverisë prania e Gjermenit ndihmoi në jetën edhe të shumë burrave krutanë.

“Kur i thashë se do ta çoja në Krujë si deputete më pa sikur i thash se do ta çoja në internim, se këtu ka vetëm burrat, që bëjnë ligjin dhe dalin nga shtëpia. Por falë Eglantinës shumë gra janë angazhuar dhe falë grave ju burrat jeni në këmbë atje mbrapa (në sallë), se ju qeshni por bëni mirë ta kujtoni këtë. Po mos të ishte një grua s’do ta kishit parë dritën e diellit, po mos të jetë gruaja jeni më keq se shtëpitë pas tërmetit”, tha Rama në takimin me banorët e Thumanës, ku prezantoi projektin e rindërtimit.