Kuriozitete Ejvallah! Si koronavirusi po rikthen përshëndetjen tradicionale turke (VIDEO)

Ejvallah! Si koronavirusi po rikthen përshëndetjen tradicionale turke (VIDEO)

Frika nga koronavirusi po çon në rikthimin në masë të përshëndetjes turke “Ejvallah”, e cila nuk përshkohet nga kontakti fizik. Siç dihet, një prej mënyrës së si përhapet virusi COVID-19, është pikërisht kontakti fizik.

Sipas Shoqërisë Turke të Gjuhëtarëve, termi do të thotë “besim në Zot” dhe përdoret në tre situata të ndryshme. E para kur duam të themi ‘faleminderit’ dikujt; atëherë kur duam të shprehemi se jemi të gatshëm të ndihmojmë dikë që po na kërkon, dhe e treta, dhe më e zakonshmja, është – “Mirupafshim!”.

Për përshëndetjen në fjalë është folur veçanërisht këto kohë, sepse bota aktualisht po shikon seriale nga historia turke, dhe TRT ka përgatitur edhe një video sociale me këtë rast, duke e lidhur me aktualitetin, atë të koronavirusit.