Operacioni “Forca e Ligjit” kërkon nga dy fierakët që të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.
Formularët e vetëdeklarimit të pasurisë u kanë shkuar shtetasve Zaim Tafa dhe Ahmet Isufaj.
Zaim Tafa është i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërsa Ahmet Isufaj është dënuar nga Gjykata e Prishtinës për krim të organizuar, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve të rrezikshëm.