Në tri ditët e ardhshme, disa zona të kryeqytetit do të përballen me mungesën e energjisë elektrike. Kjo për shkak të rikonstruksionit që po u bëhet disa kabinave elektrike.
Kështu, për pasojë, sipas OSHEE-së, do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
11 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, Rruga e Dibrës, pranë shkollës “Bajram Curri”, “Tefta Tashko Koço”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Hysen Xhura”
12 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Imer Ndregjoni”, pranë ish-shkollës së Bashkuar, “Pjetër Budi”
13 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Farkës