Aktualitet Kaos në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë/ Shqiptarët nga Italia...

Kaos në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë/ Shqiptarët nga Italia s’lejohen të kalojnë

Situatë kaotike në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë prej koronavirusit. Tre autobusë me 150 shqiptarë që kthehen nga Italia u bllokuan mes kufirit Kroaci-Mali i Zi që mbrëmjen e të martës nga pala malazeze pasi nuk lejohen që të kalojnë.

Pas disa negociatave, malazezët lejuan kalimin e tyre, por me kushtin që të shoqërohen me polici dhe autoambulancë deri në Muriqan. Ata lajmëruan autoritetet shqiptare që të dalin t’i marrin.

Mali i Zi ka dhënë urdhër për të gjitha pikat kufitare që të mos lejojnë hyrjen e asnjë personi që ka në pasaportë vulën italiane të 15 ditëve të fundit. Pas situatës së krijuar, në pikën kufitare Muriqan mbërriti Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.