Ka vetëm katër raste të infeksioneve me koronavirus të regjistruar sot në Wuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit nga ku erdhi edhe shpërthimi i pandemisë.
Sipas përditësimeve të siguruara nga Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë (NHC), ky është niveli më i ulët që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në janar.
Për më tepër, për herë të parë, rastet e importuara të infeksionit tejkaluan ato lokale: nga 11 të ditës së djeshme, përveç 4 rasteve në Wuhan, 7 të tjerat kanë rezultuar infeksione të importuara, nga të cilat 4 në Shanghai, dy në Gansu dhe një në Pekin.