11 banorë nga qyteti i Elbasanit të cilët mbrëmjen e së shtunës ishin kthyer nga Greqia, kishin mbetur në rrugë për shkak të bllokimit të qarkullimit drejt Elbasanit, si masë kundër Covid19.
Ata kishin ecur në këmbë nga Kapshtica deri në Pogradec. Pasi u sinjalizuam, punonjës të bashkisë Pogradec shkuan pranë tyre dhe morën të gjitha masat për transportimin e tyre pranë familjeve.
Falë bashkëpunimit institucional mes bashkisë Pogradec, Prefekturës, Njësisë së Shëndetit Vendor Pogradec, Drejtorisë së Policisë Rrugore Korçë, Policisë së Elbasanit ata u nisën për në destinacionin e tyre.
“I pajisëm me maska mbrojtëse dhe i këshilluam të vetëizolohen për 14 ditë për të mirën e tyre dhe familjarëve.”