Aktualitet Sa kohë do t’u duhet 51 të prekurve me koronavirus në Shqipëri...

Sa kohë do t’u duhet 51 të prekurve me koronavirus në Shqipëri të shërohen?

Sot në Maqedoninë e Veriut është shëruar pacientja e parë më COVID-19, e cila është edhe pacientja zero në vendin fqinj. Ajo ishte konfirmuar me koronavirus më shumë se dy javë më parë. Por a do të thotë kjo se edhe 51 pacientët në COVID-19 në vendin tonë do të rikuperohen së shpejti?

Një ide të përafërt na e jep kreu i Departamentit të Shëndetit Publik në SHBA i cili tha se të paktën 93% e të infektuarve me koronavirus do të shërohen së shpejti. Por sa kohë duhet për rikuperimin nga COVID-19?

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të buta ose të moderuar, të tilla si ethe dhe kollë. Për të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me simptoma të buta shërohen në rreth dy javë, ndërsa atyre me sëmundje më të rëndë mund t’i duhen tre deri në gjashtë javë për tu rikuperuar.

Deri më tani ka më shumë 140,000 raste të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë botën. Gati gjysma e të infektuarve (66,239) janë shëruar.

Për t’u rikuperuar nga  COVID-19, pacientët me simptoma të buta trajtohen me të njëjtat metoda si ftohja e zakonshme. Mjekët do të rekomandojnë shumë lëngje dhe trajtimin me acetaminofe për ethe dhe dhembje, dhe më e rëndësishmja, qëndrimi në shtëpi për të pushuar dhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

Rastet e COVID-19 konsiderohen të jenë më serioze dhe më të vështira për t’u rikuperuar, janë ato kur virusi fillon të ndikojë në mushkëri, thotë Isaac Bogoch, një specialist i sëmundjeve infektive nga Spitali i Përgjithshëm i Torontos. Ai e krahasoi këtë shkallë të COVID-19 me pneumoninë, e cila kërkon ndërhyrje mjekësore.

“Kur njerëzit kanë gulçim ose kanë probleme me frymëmarrjen, nuk mund të rrijë në shtëpi”, tha ai.

Spitalet mund të ofrojnë oksigjen shtesë për të ndihmuar në përmirësimin e rasteve serioze. Pirja e sa më shumë lëngjeve dhe pushimi i vazhdueshëm janë gjithashtu të këshillueshme.

“Rastet më ekstreme janë kur të infektuarit kanë nevojë të jenë nën kujdes intensiv,” tha Bogoch.