Në të njëjtën ditë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të shmangnin grumbullimet dhe të ruanin distancën, si pjesë e përpjekjeve për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, plazhi Clearwater në Florida ishte i mbushur me pushues.
Foto dhe video të shpërndara nga plazhi me rërë të bardhë, përgjatë bregdetit perëndimor të Florida-s, tregojnë pushuesit që nuk i kanë marrë shumë seriozisht masat, për të parandaluar virusin që është përhapur me ritme të shpejta.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar mbi 4700 persona të prekur, nga të cilët 93 kanë humbur jetën.