Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka reaguar për akuzat që i kanë ardhur nga kryeprokurori Adriatik Llalla.
Në një deklaratë të shkurtër, Lu thekson SHBA iu premton shqiptarëve se reforma në drejtësi do të zbatohet e plotë dhe se nuk frikësohet nga asnjë përpjekje për të minuar procesin.
Deklarata e ambasadorit Lu
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.
Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor.
Ky është një premtim.”