Aktualitet Nuk ndalet ndërtimi i kullave në Tiranë, firmat e ndërtimit injorojnë rrezikun...

Nuk ndalet ndërtimi i kullave në Tiranë, firmat e ndërtimit injorojnë rrezikun nga koronavirusi (VIDEO)

Shqiptarët ndryshe nga shumë popuj të tjerë që janë prekur nga koronavirusi po e sfidojnë pandeminë, pavarësisht masave kufizuese dhe ndalimit të lëvizjes.

Me urdhër të qeverisë u mbyllën lokalet dhe kafenetë, call-centerat dhe të tjera aktivitete biznesi, që angazhojnë numër të madh punëtorësh.

Por jo të gjithë e kanë ndalur punën. Farmacitë, furrat e bukës dhe supermarketet vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve për mallrat dhe produktet që u nevojiten.

Funksionimi i këtyre bizneseve është i detyrueshëm për të mos ndërprerë ciklin e furnizimit me mallra.

Por ka dhe sipërmarrje, që ndonëse nuk e kanë domosdoshmëri vijimin e punës, e shohin me optimizëm të nesërmen, duke sfiduar jo vetëm aktet normative të qeverisë, por edhe vetë pandeminë./TvT