Bota Izolohen anëtarë të stafit të Boris Johnson, shfaqën simptoma të koronavirusit

Izolohen anëtarë të stafit të Boris Johnson, shfaqën simptoma të koronavirusit

Mediat britanike raportojnë si disa anëtarë të stafit të zyrës së kryeministrit Boris Johnson janë vetizoluar pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas raportimeve, personat që janë vendosur në izolim kanë qenë në kontakte të ngushta me kreun e qeverisë.

Anëtarëve të stafit iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë nëse jetojnë vetëm dhe 14 ditë nëse jetojnë me të tjerë.

Ngjarja vjen dy ditë pasi epidemiologu, Neil Ferguson deklaroi se shfaqi simptoma të virusi pasi kaloi disa kohë në Downing Street të hënën. Ai e cilësoi qendrën e Londrës si zonën e “nxehtë” për përhapjen e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries ishte anëtarja e parë e qeverisë që rezultoi e prekur nga virusi javën e kaluar, anëtari i dytë ishte sekretari i Kulturës, Oliver Dowden, i cili gjithashtu është vetizoluar.