Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19.
Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se duke nisur nga muaji Mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.
“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj.