Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të presë më 17 janar homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë vizitës së Putin në Serbi pritet të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.
Më herët, Vuçiç tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.
Vuçiç shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit. “Ivanoviç u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, deklaroi presidenti serb.