Autobusi i parë, i cili u nis sot në mëngjes në orën 05:25 nga terminali i stacionit hekurudhor të Hankousë, zhbllokoi stacionin e transportit publik të Wuhanit pas 9 javësh nga masat drakoniane të 23 janarit kundër pandemisë së COVID-19.
”Qyteti, ku shpërtheu pandemia, rigjeti normalitetin e tij me riaktivizimin e 117 linjave të autobusëve duke rritur menjëherë në 30% volumin e kapacitetit transportues të tij”, tha sot bashkia e Wuhanit.
Në secilën automjet, përveç shoferit, tani ka edhe një të ashtuquajtur “mbikëqyrës sigurie”, i cili zbaton protokollet shëndetësore, duke përfshirë përdorimin e maskës, regjistrimin e emrave të pasagjerëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
Nga e shtuna, gjashtë linja të metrosë, nën dezinfektim nga e hëna, duhet të fillojnë të funksionojnë megjithëse me një ritëm të zvogëluar.
Për të minimizuar rrezikun e infeksionit, personat mbi 65 vjeç do të shkurajohen për të përdorur transportin publik.