Edhe pse vende me fuqi të madhe ekonomike, drejtues të tyre preferojnë thjeshtësinë si dhe nikoqirllëkun në raport me paranë publike.
Më i fundit rast është ai Alexander Van der Bellen, presidentit austriak, i cili udhëton në metro dhe madje përgatitet për një takim pikërisht aty.
Te ne, në botën shqiptare, shfaqje të tilla, në kuptimin e natyrshëm të fjalës e jo të sajuara nuk ekzistojnë në pjesën dominante të lidershipit udhëheqës.
Madje makina, dhe mundësisht sa më e shtrenjtë, mbetet përjetimi më substancial i pushtetit në kuptimin hedonist të fjalës, pa renditur benefite të te tjera.