Me arsyetimin se nuk i plotësojnë standardet e mjaftueshme, Holanda ka vendos mbledhjen e 600 mijë nga 1.3 milionë maskat që ka importuar nga Kina me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19).
Në një deklaratë nga faqja e internetit të Institucionit Transmetues Publik (NOS) thuhet se Ministria e Shëndetësisë, mirëqenies dhe sportit vendosi ndalimin e importimit të maskave nga Kina dhe mbledhjen e 600 mijë maskave të shpërndara.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas kësaj maskat që do të importohen do t’u nënshtrohen testeve.
Disa spitale dyshuan për cilësinë e maskave të shpërndara dhe iu drejtuan për kryerjen e ekzaminimit Organizatës së Kërkimit Shkencor të Aplikuar (TNO) të Holandës, thuhet në deklaratë.
Shumë spitale nuk kanë përdorur maskat në fjalë që “TNO ka përcaktuar se maskat të cilat nuk përmbajnë standardet e nevojshme të sigurisë dhe shëndetësisë, nuk pengojnë bartjen e koronavirusit nëpërmjet frymëmarrjes”.
Gjithashtu pasi thuhet se nuk ka informacione të sakta nëse janë përdorur apo jo maskat me probleme, bëhet e ditur se disa spitale pas dezinfektimit kanë ripërdorur maskat e vjetra për arsye se nuk ka pajisje të mjaftueshme.