Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka bërë sot me dije se një prej mjekëve të infektuar nga koronavirusi është edhe doktor Dhimitër Kraja apo i njohur nga kolegët e tij si “Luli”.
Sipas Piperos, Kraja është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka simptoma të lehta duke shtuar se për të po kujdesej vetë ‘shefja’, Najada Çomo.
Kemi informacione që ka drejtues të Spitalit Infektiv me koronavirus, është e vërtetë?
Drejtues të Spitalit? Profesore Najada Çomo është drejtuese, nuk është e infektuar.
Po mjekë të prekur dhe që janë të shtruar në Infektiv?
Mjek po, është profesor Dhimitër Kraja që është i prekur dhe është shtruar në Infektiv, por me simptoma të lehta. Ai u kthye në punë dhe tashmë është infektuar, por që ka simptoma të lehta, mesa di unë.
Po kush është profesor Kraja?
Ai nga të gjithë njihet si Doktor Luli dhe ishte kthyer në Infektiv pas 48 vitesh paunë për të ndihmuar kolegët për të përballuar fluksin ndaj koronavirusuit. Ai prej vitesh ishte në pension, por u kthye në punë vetëm pak ditë më parë për të vijuar misionin e tij si mjek.
Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.