Kryesore Ndërron jetë një 80-vjeçare në Shkodër, shkon në 20 numri i viktimave...

Ndërron jetë një 80-vjeçare në Shkodër, shkon në 20 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Në Shkodër shënohet viktima e parë e COVID-19. Një e moshuar, 80 vjeçe, e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

Kjo është viktima e dytë brenda një ore, ndërkohë ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 84-vjeçare kishte ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë

Sot numri i të infektuarve në bashkinë Shkodër shkoi në 33.

Me dy vdekjet e mbrëmjes së sotme në Shqiperi raportohen 20 viktima dhe 333 raste me koronavirus.