674 persona humbën jetën në Spanjë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 135 më pak se një ditë më parë. Numri i vdekjeve, edhe pse i lartë, jep sinjale pozitive pasi për herë të parë nën 800, pas 10 ditësh.
Ndërsa kjo është edhe dita e tretë radhazi që shifrat janë në rënie, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri total i viktimave në Spanjë arrin kështu në 12418, ndërsa rastet e konfirmuara janë gati 131 mijë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanolle, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 6 mijë raste të reja.