Kur bie fjala për këngëtaret më të komentuara në showbiz-in shqiptar, Enca le të themi është nga ato që kryeson!
Herë përflitet për postimet e saj provokuese, e herë për karrierën e saj.
Përpos ritmit që mban me projektet, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pothuajse në çdo dalje publike të sajën Enca nuk harron të falënderojë fansat për suportin që i japin.
Ja si i ka falënderuar këtë herë!
Me anë të një postimi në Instagram, Enca është shprehur kështu: “Ndjekësit e mi/mbështetësit janë më të mirët. Dua të përfundoj me një nga ju në të ardhmen”.
Nuk po të bëjnë sytë! Është ashtu siç e lexon! Ti mund të jesh partneri i ardhshëm i Encës!