Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dalë nga terapia intensive.
Lajmin e jep BBC duke cituar një zëdhënës të kreut të qeverisë të Mbretërisë së Bashkuar.
“Kryeministri ka dalë këtë mbrëmje nga terapia intensive. Ai do të vazhdojë të monitorohet vazhdimisht gjatë fazës së rikuperimit”, tha zëdhënësi.
Boris Johnson u konfirmua me koronavirus rreth dy javë më parë.
Të dielën e kaluar në mbrëmje ai u shtrua në spital, ndërsa një ditë më vonë gjendja e kryeministrit u përkeqësua.
Për këtë arsye ai u fut në terapi intensive, ndërsa nga kjo e enjte siç duket, gjendja e tij po fillon të përmirësohet.