Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se edhe këtë fundjavë, duke nisur nga ora 13:00 e së shtunë deri në hënën në orën 05:00, gjithçka do të jetë e mbyllur.
Ashtu siç paralajmëroi edhe më herët, duke nisur nga java që vjen, fashë oraret i liri-daljeve do të zgjatet deri në orën 17:30, ndërsa sa i përket kohës për të bërë pazar, ajo do të bëhet 90 minuta.
“Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi
Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, njoftoi kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.